:: Kosova Born ::
KosovoBORN  
  KosovaBORN
  ShowBiz
  TV Live
  Video Klipe Shqip
  Muzik 2009
  Film Koha e Kometes
  Emisionet Argetues
  Islam
  Programe
  Mëso Kompjuterin
ShowBiz
Besa Kokëdhima konkurron në Rumani për “Eurosong”, kualifikohet në finale

 
  E Mërkur , 14 janar 2009   
ImageKëngëtarja nga Shqipëria, Besa Kokëdhima, ka hyrë në finalen e madhe të festivalit rumun, nga i cili zgjidhet përfaqësuesi i këtij vendi për festivalin evropian të këngës “Eurosong”. Besa me këngën “Nothing’s Gonna Change” është në mesin e 24 pjesëmarrësve, të cilit do të prezantohen në natën finale që do të mbahet më 27 dhe 29 janar në Bukuresht. Kënga e Besës është autorësi e një kompozitori rumun me të cilin Besa bashkëpunon tash e sa kohë. Lidhur me këtë këngë për një ueb-faqe në Shqipëria, Besa ka deklaruar: “Në respekt të ftesës që më bëri kompozitori im, pranova që kjo këngë të paraqitet në konkurrimin rumun për “Eurovision”. Unë besoj se është një këngë shumë interesante. Sidoqoftë, dëshiroj të them se kënga "Ajër" e Alban Malës me të cilën u prezantova në festivalin e fundvitit në Shqipëri ishte një këngë shumë e bukur me motive të qarta shqiptare. Unë e interpretova me shume dëshirë atë këngë”. Kujtojmë që Besa Kokëdhima me këngën “Ajër” ishte pjesëmarrëse në festivalin e fundvitit në Shqipëri, në të cilin u rendit e katërta. Besa Kokëhdima me hit-këngën “Engjëjt vrasin njësoj” është kampione e edicionit të pestë të festivalit të muzikës moderne shqipe, “Top Fest”.



Flaka Krelani në “Eurosong 2009”?


E Mërkur , 14 janar 2009   
ImageFlaka Krelani në “Eursong”, ky është lajmi i cili ka pushtuar ditëve të fundit mediat në Shqipëri. Sipas tyre, këngëtarja nga Gjakova, Flaka Krelani, do të këndojë këngën fituese të festivalit të RTSH-së, “Më merr në ëndërr”, në duet me interpretuesen e kësaj kënge, Kejsi Tola. Por, vetë këngëtarja Krelani në një intervistë për “Express Live” ka thënë se nuk ka asnjë përgjigje konkrete dhe se nuk po merret me këtë çështje. Megjithëkëtë, Flaka nuk ka mohuar dëshirën e madhe që të ketë fatin të shkojë në këtë festival, duke bërë kështu që të jetë këngëtarja e parë kosovare që shkel skenën e “Eurosong”-ut, që këtë vit do të mbahet në Moskë të Rusisë. Kujtojmë se Flaka Krelani bashkë me Doruntina Dishën, vjet ishin shumë afër që të triumfonin në festivalin e RTSH-së, nga do të fitonin të drejtën e pjesëmarrjes në festivalin evropian. Por, këtë e pamundësoi vlerësimi me zero pikë i dy anëtarëve të jurisë, Alban Skënderajt dhe Gjergj Gjuvanit.











































Ora  
   
Reklamoni  
   
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden